Këto janë pamjet si u thyen dhe u grabitën zyrat e Zjarr Tv (VIDEO)

Dy persona, me kapuç në kokë kanë thyer dhe më pas grabitur zyrat e Zjarr Televizion në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe është denoncuar në polici.

Siç edhe duket në pamje grabitësit kanë marrë të paktën 2 kamera që ndodheshin në studio. Nuk dihet se çfarë kanë marrë tjetër.

Pamjet e grabitjes janë bërë publike nga vetë televizioni.