Këta janë 11 të akuzuarit në aferën “Pronto” dhe funksionet e tyre

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, sot ka ngritur aktakuzë në rastin e quajtur “Pronto”, ndaj 11 personave, ku në mesin e të akuzuarave janë figura të njohura të PDK-së, deputetë e ministra.

Përveç tyre në mesin e të akuzuarave janë edhe persona të tjerë që kanë mbajtur poste publike, ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë.

Ja emrat e 11 të akuzuarave dhe funksionet e tyre.

Adem Grabovci, ish-deputet

Besim Beqaj, ministër aktual në Qeverinë Hardianj, ish-deputet, e po ashtu ka qenë Ministër i Financave në qeveritë e kaluara.

Zenun Pajaziti, deputet aktual në Kuvendin e Kosovës.

Fatmir Shurdhaj, ish-zëvendës ministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Sedat Gashi, ish-këshilltar politik në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Xhavit Dakaj, ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).

Njazi Kryeziu, ish-Kryesues i Kuvendit në Komunën e Prizrenit, aktualisht këshilltar i Kadri Veselit në Kuvend.

Arbenita Pajaziti, ish shefja e Njësisë për furnizim në Ministrinë e Shëndetësisë.

Ilhami Gashi, ish-sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ismet Neziraj, ish drejtori i Bordit të ndërmarrjes publike “Radoniqi-Dukagjini”

Rexhë Abazi, ish drejtori i Bordit të ndërmarrjes publike Hidro-Drini” në Pejë.

Të akuzuarit akuzohen për kryerjen e veprës penale Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje, nga neni 193 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, lidhur me nenin 31 të KPRK-së, prej të cilave disa prej veprave kanë mbetur në tentativë.

Reply