Kështjella 3 mijë vjeçare gjendet në fund të liqenit (VIDEO)

Një qytet i humbur tre mijë vjeçar është gjetur nga zhytësit në liqenin turk Van.

Kështjella besohet të jetë ndërtuar gjatë kohës antike të mbretërisë Urartu, ndërmjet shekullit nëntë dhe gjashtë para erës së re.

Kështjella është zbuluar nga hulumtuesit e Universitetit  Juzunxhu Jil në bashkëpunim me ekipin e zhytësve.

Edhe pse me shekuj ishte nën ujë, në bazë të pjesës së dukshme mendohet se muret janë të larta ndërmjet tri deri katër metra.

Liqeni në të cilin është gjetur kështjella është i vjetër 600.000 vjet, andaj është shumë e çuditshme gjetja e një kështjelle nën ujë, thonë arkeologët.

Urartu ishte mbretëri antike në Armeni, në territorin e të cilës sot janë pjesë të Turqisë, Armenisë dhe Iranit.

Liqeni Van konsiderohet vend i rëndësishëm për civilizim.

Ky nuk është zbulimi i parë në këtë liqen. Vitin e kaluar janë gjetur stalagmite në sipërfaqe prej 2.253 metra katrorë.