Katastrofa e përmbytjeve, CityPark me shifra të frikshme dëmesh (FOTO)

Një nga rastet që shkaktoi shumë zhurmë natën e përmbytjeve ishte padyshim thirrja për ndihmë e 300 punonjësve dhe klientëve të bllokuar në qendrën tregtare “City Park” në Shqipëri.

Qendra Tregtare u përball me një katastrofë të vërtetë dy netë më parë, ku uji mbuloi gjithçka dhe mori përpara gjithë ç’gjeti.

Por gjendja që ka mbetur pas duket e tmerrshme dhe dëmet janë akoma të pallogaritshme edhe pse duket qartë se bëhet fjalë për miliona euro humbje.

Ndërkohë që po punohet për rikuperimin e situatës dhe normalizimin e gjendjes duke përllogaritur humbjet e shkaktuara, ky biznes kërkon solidarizim nga shteti për çdo lloj ndihme që do të mund të amortizojë sado pak dëmet.

\