Jerusalemi dhe pasojat e logjikës së Trumpit

Kanë kaluar 50 vjet që nga Lufta e Gjashtë Ditëve – konfliktit të qershorit 1967 që, më shumë se çdo ngjarje tjetër, vijon të përkufizojë rrugën pa krye mes Izraelit dhe Palestinës. Pasi luftimet u ndërprenë, Izraeli kontrolloi Bregun Perëndimor, Gazën dhe Jerusalemin, përveç Gadishullit të Sinait dhe Lartësive Golan.

Në atë kohë, bota e pa këtë rezultat ushtarak si të përkohshëm. Rezoluta 242 e Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara, themeli i asaj që u bë një zgjidhje diplomatike për problemin e palestinezëve pa shtetësi, u miratua pesë muaj pas përfundimit të luftës. Por, siç ndodh shpesh, ajo që filloi si e përkohshme vijoi gjatë.Ky është konteksti në të cilin presidenti Donald Trump së fundmi deklaroi se Shtetet e Bashkuara njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Trump deklaroi se SHBA nuk po merrte një pozicion mbi statusin final të Jerusalemit, përfshirë “kufijtë specifikë të sovranitetit të Izraelit”. Ai bëri të qartë se SHBA do të mbështesë një zgjidhje me dy shtete nëse kjo bie dakord me të dyja palët. Dhe, ai zgjodhi që të mos e fillojë menjëherë ambasadën e SHBA-ve nga Tel Avivi, edhe pse ai mund të kishte riemëruar thjeshtë atë që sot është konsullata e SHBA në Jerusalem.

Reply