Ja gjendja e ish spiunit rus që e helmuan

Ish-spiuni rus, Sergei Skripal, i cili u helmua në një sulm të agjentëve nervor në Salisbury të Anglisë më 4 mars “nuk është më në gjendje kritike” dhe ai po i përgjigjet mirë trajtimit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Pas mbulimit intensiv të mediave dje, unë do të doja të përfitoj nga rasti për t’ju përditësuar juve në kushtet e dy pacientëve të mbetur duke u trajtuar në spitalin e qarkut Salisbury”, tha Christine Blanshard, drejtoreshë mjekësore në Spitalin e Qarkut Salisbury.

Blanshard përsëriti se ajo dje kishte njoftuar publikun se gjendja e vajzës së Skripalit, Yulia, ishte përmirësuar në gjendje të qëndrueshme.

“Siç thotë edhe vetë Yulia, fuqia e saj po shtohet çdo ditë dhe ajo mund të shikojë përpara ditën kur do të jetë mjaft mirë për t’u larguar nga spitali. Unë poashtu dua t’ju përditësoj mbi gjendjen shëndetësore të të atit të saj, Sergei Skripal. Ai po i përgjigjet mirë trajtimit, duke u përmirësuar shpejt dhe nuk është më në gjendje kritike”, shpjegoi Blanshard.

Pas raportimeve të lajmeve mbi gjendjen shëndetësore të ish-spiunit, Ambasada e Rusisë në Londër tha se ky ishte një “lajm i mirë!”.

Ish-agjenti rus, 66-vjeçari Sergei Skripal dhe vajza e tij 33-vjeçare Yulia, u gjetën pa vetëdije në Salisbury të Anglisë dhe u dërguan në spital. Britania ka akuzuar Rusinë për helmimin e Skripal, gjë të cilën presidenti rus Vladimir Putin e mohoi kategorikisht.

“Zoti Skripal dhe vajza e tij u helmuan me një agjent ushtarak nervor të një lloji të zhvilluar nga Rusia, veçanërisht nga grupi Novichok”, tha kryeministrja britanike, Theresa May.

Dje, Policia Metropolitane tha se Yulia Skripal foli për herë të parë pas sulmit kimik dhe e citoi të ketë thënë “e lumtur të them se fuqia ime po shtohet çdo ditë”.

Duke falënderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar kur ajo dhe babai i saj ishin të paaftë në Salisbury, Yulia Skripal poashtu tha se “unë shpresoj që ju do të respektoni privatësinë time dhe atë të familjes sime gjatë periudhës së mbikëqyrjes sime”.

Skripal-it iu dha strehim në Mbretërinë e Bashkuar pas një shkëmbimi spiunësh të vitit 2010 midis SHBA-ve dhe Rusisë. Ai ishte dënuar për “tradhti të lartë në formën e spiunazhit” nga një gjykatë ushtarake e Moskës në vitin 2006 dhe u dënua me 13 vjet burg pasi kishte pranuar se rrjedh informacione për shërbimet sekrete britanike.

Një dëbim mbarëbotëror i 121 diplomatëve rusë pasoi pas dëbimit të 23 diplomatëve rusë nga Mbretëria e Bashkuar.

NATO dhe BE-ja kanë mbështetur Mbretërinë e Bashkuar dhe kanë dënuar sulmin.

Reply