Italia jep alarm: Europa të përgatitet për një pushtim droge që vjen nga Shqipëria

Në emisionin televiziv Estoveset që transmetohet në RAI 3 në Itali, është bërë një reportazh për Shqipërinë reth çështjes së kanabisit. Gazetarët kanë intervistuar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha në lidhe me situatën e fundit që po zhvillohet në vend.

Berisha është shprehur: “Një gjë dua të nënvizoj, për miqtë tanë italianë. Duhet të jenë të përgatitur pasi janë 10 mijë tonelata droge në tunele”.

Dhe teksa shoqëron me pamjen e parceleve të kanabisit, gazetari italian komenton: “Ndoshta është e vërtëtë ajo çfarë thotë ish-kryeministri Sali Berisha, e gjithë Europa duhet të përgatitet për një pushtim droge të paprecedentë që po vjen nga Shqipëria”

40 tonelatat e sekuestruara vitin e kaluar duket se janë një pikë në oqean me atë që pritet të ndodhë me drogën e kultivuar në Shqipëri, që pritet të lëshohet si një cunam kanabisi derjt Europës, sipas gazetarit italian.

Gazetarët kanë zbuluar edhe një bunker të madh në Durrës që më parë kishte qenë i mbushur plot me kanabis.
Në reportazh, ata shprehen: “Vjen ende era e kanabisit,që të mbyt”.

Reply