Ilda: I dashuri im nuk duhet të jetë patjetër futbollist, ka gjëra më të rëndësishme sesa profesioni (FOTO)

Gazetarja e sportit, Ilda Bejleri, nuk rresht me pozat e saj provokuese që poston në Instagram, duke ngritur temperaturat në dimër.

Të premten ajo ishte e ftuar në emisionin Wake Up, ku foli rreth jetës private dhe marrëdhënies me trajnerin e ri të Kombëtares shqiptare, Christian Panuccin.

E pyetur nga moderatorët Oriela Nebiaj, Eno Popi e Isli Islami, se si i ka marrëdhëniet me trajnerin italian, Ilda është shprehur: “Është i rreptë, e jo vetëm me mua. Në takimin e parë me të, nuk lejoheshin fotot”, sqaroi ajo.

Por, si duket gazetarja e “Supersport” ia ka dalë t’ia mbushë mendjen trajnerit të bëjnë një foto së bashku.
Më tej Ilda Bejleri, duke folur për relatat brenda dhe jashtë punës me futbollistët, ka zbuluar dhe disa detaje lidhur me karakteristikat që duhet të ketë partneri i saj i jetës, apo i dashuri.

“I dashuri nuk duhet të jetë patjetër futbollist. Ka gjëra më të rëndësishme sesa profesioni”, është shprehur Bejleri, citon Panorama Plus.

Ilda njihet si gazetare shumë e lirshme në realizimin e spoteve televizive, si imazh i platformës televizive ku punon.

Kur zgjohesh me @wakeup_topchannel @isli_islami @orinebijaj @enopopi

A post shared by Digitalb&Supersport Albania (@ildabejleri) on

#kuqezijeti?⚫️ #christianpanucci

A post shared by Digitalb&Supersport Albania (@ildabejleri) on

Reply