Historia e shqiptares që vjehërrit e çuan në vetëvrasje dhe i ati u alkoolizua

Jonida u fejua me mblesëri me bashkëshortin e saj emigrant në Greqi. Ajo jetonte në shtëpinë e prindërve të tij, bashkë me djalin e vogël. Vjehërrit donin që djali i tyre të martohej me dikë tjetër, dhe prej kësaj, silleshin keq me Jonidën.

Në rubrikën “Kam një mesazh për ty” tek “E diela shqiptare”, Jonida tregon se ata nuk i jepnin para për të mbajtur djalin, nuk e lejonin t’i kërkonte as bashkëshortit, që jetonte në Greqi në ato momente.

Pas episodesh të tilla, ajo foli me burrin e saj dhe vendosën që ajo të jetonte tek shtëpia e prindërve të saj, për sa kohë ai s’gjendej në Shqipëri. Gjërat ishin mirë deri në kur Jonida u konfliktua keq me vjehrrën dhe ajo i tha se:

“Në shtëpinë time kthehesh me arkivol”.

Jonida e përjetoi shumë keq dhe piu një grusht me ilaçe. E ëma e thërriste e ajo nuk përgjigjej, derisa u merakosën të gjithë. Babai i saj, u ngrit i alarmuar dhe e dërgoi në spital. Mjekët i thanë se nëse do të ishte vonuar edhe pesë minuta, çdo gjë do të kishte marrë fund.

“Mendoja si i ktheva kurrizin djalit, si ia bëra këtë prindërve që më janë gjetur aty,” tregon Jonida për gjërat që mendoi pasi i mbijetoi tentativës për vetëvrasje.
Pas këtij episodi, Jonida e diskutoi situatën me bashkëshortin e saj dhe vendosën që ajo të jetonte tek shtëpia e prindërve të saj, bashkë me djalin.

Pak kohë pas kësaj, Jonida fejon të vëllain dhe i blen bashkëshortit rroba të reja për ceremoninë:

“Ç’janë këto? S’ke punë ti të më blesh rroba mua, e di vetë unë ç’vesh”.

Ajo u has me këtë reagim, me një debat të dhunshëm në sy të babait të saj. Pavarësisht kësaj, Jonida e qetësoi situatën dhe vazhdoi të gëzonte me familjen e saj. Në fund të ditës, çifti u nda. Jonida jeton me djalin në shtëpinë e prindërve, ndërsa ish bashkëshorti vazhdon jetën e tij në Greqi.

Ajo ftoi në studion e “E të dielës” babain e saj, që që pas ndarjes ishte kthyer në të alkoolizuar. Ai ndihet fajtor për çfarë i ndodh Jonidës, sepse ai e shtyu drejt martesës me ish bashkëshortin.

“Dua që babi të ndalojë së piri për të vetmen arsye se po dëmton trupin e tij. Nuk bën asnjë të ligë, thjesht dëmton veten.”

I ati i Jonidës erdhi në studio, buzëqeshi kur pa të bijën dhe me pak fjali u bind të linte alkoolin. Me një përjashtim të vetëm: një teke në drekë.

Reply