Hapet Luvri i Abu Dabit (FOTO)

Abu Dabi festoi hapjen e muzeut të ri me një spektakël fishekzjarresh, që shoqërohej me performancë artistike dhe projeksione shumëngjyrëshe.

Kryeqiteti i Emirateve të Bashkuara Arabe po e pozicionon veten si një qytet të turizmit kulturor me ekspozimin e qindra veprave të artit, ku mbi të cilat shpreson të afrojë turizmin nga e gjithë bota. I rrethuar me ujë në të tre anët, Luvri i Abu Dabit strehon 600 vepra arti të blera bashkë me 300 punime të marra me qira nga 13 institucione franceze në 23 galeritë e tij.

Artistët variojnë nga Paul Gauguin, Vicent Van Gogh e Pablo Picaso.

Emanuel Macron presidenti i Francës ishte i ftuar si mysafir nderi në përuirmin e muzeut bashkë me stafin e tij.

Muzeu hapët zyrtarisht për vizitorët diten e shtunë.

Shiko tv shqip live