Habit Robert Aliaj: Stop patriotizmit dhe emocioneve primitive

 

E sotmja konsiderohet si një nga ditët më të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqipëtarët. Të gjithë festojnë Ditën e Pavarësisë dhe rrjetet sociale janë pushtuar nga ngjyrat kuq e zi, shoqëruar me urime dhe shprehje patriotike.

Edhe Rober Alia ka vendosur të thojë dy fjalë në këtë ditë. Por si gjithmonë në mënyrën më të veçntë, ai i ka kujtuar shqiptarët mos të bëjnë patriotizma, por të mendojnë se çfarë mund të bëjnë ata vetë për të ndihmuar vendin të ecë pëpara.

Për statusin e gjatë të postuar në rrjetin e tij social, frymëzimin artisi e mori pikërisht nga e bija, e cila edhe pse nuk jeton në Shqipëri, në një intervistë për një radio në Bruksel, ishte prononcuar për korrupsionin në Shqipëri. Roberti ka postuar një pjesë nga intervista e së bijës në Instagram dhe ka shkruar:

“Sot është dita kur secili nga ne duhet të pyesi veten: çfarë nëj unë për Shqipërinë? Të pyesni veten se çfarë ne mund të bëjmë së bashku për mendimin e lirë, për një Shqipëri të çliruar nga prangat e gansterizmit. Stop Patriotizmit instan që është një supersticon i krijuar artificialissht dhe mbahet përmes rrjetit, gënjeshtrash dhe dinjitetin, që amplifikon arroganë dhe mendjemadhësi absurde. Stop patriotizmit si mbeturinë e djegshme në shërbim të pishtarit të cilido ambicios me pushtet. Patriotizmi në kontekstin e kohës sonë është një ndjenjë përgjegjësie kombëtare. Jo shfrytëzim të pasurive natyrore, jo shkatërrimit dhe padijes. Jo patriotizmit instat afatshkurtër. Joo shpërthimeve të ekzalatuara të emocioneve primitive. Po përkushtimit dhe qendrueshmërisë.

Shqipëria pret nga çdo burrë dhe çdo grua shqiptare, të përmbushin misionin e tyre në shërbim të kombit. Zoti e bekoftë Shqipërinë.”

Reply