Greqia dhe Turqia, tani konfliktohen për flamurin (FOTO)

Marërdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë janë në nivelet më të ulta të viteve të fundit pas incidenteve me anije në ishujt e kontestuar si edhe kapjes së dy ushtarëve grek në territorin turk.

Ndërkohë, mediat greke i referohen një tjetër incidenti të sotëm ku duket që anijet turke nuk kanë vendosur flamurin grek siç e kërkon tradita e marinës kur lundrojnë në ujërat e shteteve të tjera, përcjell Albeu.com.

“Zouglas” ka kapur pamje të anijes turke TGG ACKAY në Patra që ka mbajtur vetëm flamurin e NATO-s dhe atë të Turqisë.

Anijet e NATO-s janë në një stërvitje të përbashkët vjetore ku marrin pjesë edhe Spanja, Belgjika, Rumania dhe Bullgaria. Këto të fundit, ndryshe nga anija turke e kanë vendosur flamurin grek sipas mediave vendase.

Prej disa ditësh, dy ushtarë grek gjenden të burgosur në Turqi pasi u kapën në rrethana ende të paqarta brenda territorit turk. /albeu.com/