Gjykata merr vendimin e rendësishëm për Saimir Tahirin

Gjykata e Apilit në Tiranë i ka rikthyer pasaportën ish-ministrit Saimir Tahiri.

Ky vendim është marrë pak minuta më parë duke hedhur poshtë vendimin e gjykatës së Krimeve të Rënda.

Dy javë më parë Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për bllokimin e pasaportës së ish-ministrit të Brendshëm, i cili akuzohet për trafik ndërkombëtar të lendëve narkotike.

Tahiri përmendet në përgjimet e grupit të Habilajve si personi që i krijon lehtësira atyre në trafikun e drogës përmes marrjes dhe dhuratave të shtrenjta dhe shumave të mëdha të parave. /albeu.com/