Gattuso e nis bujshëm tek Milani, merr vendimin që nuk pritej

Gennaro Gattuso e ka nisur bujshëm pasi ka anuluar ditën e pushimit për futbollistët, që ishte caktuar për sot.

Ish-lojtari i Milanit ditën e sotme do të udhëheqë stërvitjen e parë si trajner i Milani, shkruan e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”, raporton syri.net

Gattuso është emëruar trajner i ri dhe ka detyrën ta udhëheq ekipin në vazhdim të këtij sezoni.

Momentalisht klubi i Milanit ndodhet 11 pikë larg vendit që sezonin e ardhshëm të dërgon në Champions League. Kujtojmë që Gattuso deri tani ka drejtuar skuadra të njohura si: Sion, OFI Crete, Palermo and Pisa, por asnjërën prej tyre nuk arriti ta çojë drejt suksesit.

Reply