Skuadra e Real Madridit ka kaluar në raundin tjetër të Copa del Rey, pas barazimit 2-2 me modestët e Fuenlabrada.
Reali kalon me rezultat të përgjithshëm 4-2, pasi në ndeshjen e parë kishte fituar 0-2.
Golat për vendësit i shënoi sulmuesi spanjoll Mayoral, ndërsa për mysafirët Milla dhe Portilla.
Në këtë ndeshje luajtën edhe Keylor Navas, Mateo Kovacic dhe Gareth Bale, të tre të kthyer nga dëmtimi.