Fjalëkalimet më të këqija për vitin 2017 (FOTO)

Rrjete sociale, posta elektronike, aplikime bankare, sisteme alarmi, biznese online, platforma të linjave ajrore dhe hoteleve përdorin të gjithë një fjalëkalim. Miliona njerëz denoncojnë vjedhjen e të dhënave personale ose të identitetit sepse përdorin fjalëkalime të thjeshta dhe të lehta për t’u mbajtur mend dhe shumë herë janë të përsëritura me një varietet. Sipas studimeve të kryera nga insituti kombëtar i teknologjisë në Meryland, qenia njerëzore ka një aftësi të kufizuar për të memorizuar një seri karakteresh të ndërlikuara. Pavarsisht denoncimeve për filtrime të të dhënave personale, mijëra persona në Amerikë dhe në Europë vazhdojnë të përdorin fjalëkalimin 123456. Sipas renditjes vjetore të Splashdata ky fjalëkalim është një nga fjalëkalimet më të këqija. U përpiluan 5 milionë fjalëkalime dhe nga ato që ishin vjedhur nga hackerat për vitin 2017 dhe kanë përfshirë shoqëri si Verizon, Deloitte, Yahoo dhe Uber.