Fakte befasuese, si janë grabitur 400 ton naftë nga Shqipëria

Një raportim i gazetares Claudia Patricolo në Emerging-Europë nxjerr faktet drithëruese: Shqipëria është vendi që prodhon sasinë më të madhe të naftës në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria përfiton më pak se 2% të vlerës së “arit të zi” që i ka falur Zoti.

Sipas kësaj medieje që financohet nga BE, problem i madh që ka pasur Shqipëria në 25 vjet është që koncensionarët e naftës kanë funksionuar sipas një skeme të pastër koloniale. Kjo do të thotë që çdo fitim i kanë mbajtur për vete.

Në shkrimin e saj, gazetarja e njohur thekson se 90% e të gjithë pasurisë së naftës shqiptare kontrollohet nga Bankers.

Në një raport të fundit të publikuar nga Instituti i Energjisë së Europës Juglindore, Shqipëria është prodhuesi më i madh i naftës së papërpunuar në Ballkanin Perëndimor.
Shoqata Shqiptare e Energjisë (AEA) vlerëson dhe tregon faktet se vendi ka rezerva relativisht të larta të naftës.

Bëhet fjalë për një sasi deri në 400 milion ton. Megjithatë, kërkohen investime të mëtejshme për kërkime dhe zhvillim.

“Shqipëria vlerësohet si një nga vendet më të pasura të Evropës në rezervat hidrokarbure në tokë”, thotë Erlet Shaqe, kryetar i AEA-s.
Që nga viti 2004, janë nënshkruar 16 marrëveshje të përgjithshme për eksplorimin e naftës dhe gazit. Nga këto marrëveshje vetëm pesë janë në fazën e prodhimit. Ato janë: Bankers, Transatlantik, Transoil, Shervvood dhe Phoenix.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës (MIE), ku 90 për qind e prodhimit të naftës së papërpunuar në 2016 i përket Bankers Petroleum.
Gazetarja italiane pyet se përse Shqipëria, ekonomia e saj edhe popullsia nuk po përfiton nga industria e naftës?

Shaqe thekson se shkaku më i madh kanë qenë marrëveshjet e lidhura me koncensionarët, ku nga shteti nuk i janë vënë kushte.

“Edhe pas 15 vjetësh, kompanitë që investojnë në industri nuk kanë arritur të mbulojnë kostot përkatëse. Për rrjedhojë Shqipëria ka përfituar më pak se 2 për qind të vlerës së prodhimit deri tani”, thotë Shaqe.

Ky ka qenë thelbi apo maja e ajsbergut e abuzimit me naftën në vitet e postkomunizëm. Kompanitë e mëdha hartonin balance false për të fshehur taksat dhe detyrimet për investime për komunitetin.

Shaqe thekson se qeveria e Edi ramës, detyroi kompanitë e mëdha, Bankers në radhë të parë që të ndryshojnë këtë mentalitet. Ata arritën një marrëveshje pas një përplasje të madhe për pagesa milionëshe të taksave.

“Ky fakt tregon jo vetëm mungesën e përgatitjes dhe zbatimit, por edhe kontrollin e dobët të inspektimit, monitorimit, kontrollit dhe auditimit të subjekteve publike: MIE, AKBN dhe Albpetrol ShA”, thotë kreu i shoqatës së hidrokarbureve.

KLSH përfundoi një auditim të performancës për “Procedurat dhe Rezultatet e Marrëveshjeve të Naftës në Shqipëri” në fillim të vitit 2017. Kështu vunë në dukje se ndikimi në ekonominë e përdorimit të aseteve nëntokësore ka qenë minimal. Kjo, si në aspektin e efektit mbi punësimin, gjithashtu edhe të ardhurat buxhetore.

“Shqipëria vlerësohet të ketë më shumë rezerva prej më shumë se 277 milionë fuçi dhe zona e naftës Patos-Marinëz-Kolonjë është njohur si fusha më e madhe e naftës në Evropën kontinentale. Por vetëm 2.18 për qind u shfrytëzuan në mes të 2010 dhe 2014 “, tha Shaqe.
Por sipas Emerging Europë, tani ka zhvillime pozitive.

“Korporata Pennine Petroleum” ka përfunduar një marrëveshje në lidhje me Bllokun Velca.

Ata kanë marrë miratimin e qeverisë, e cila hap rrugën për procedura të tjera.

Marrëveshja bazohet në ndarjen e prodhimit, hulumtimit, zhvillimit dhe prodhimit të hidrokarbureve. Ajo është e lidhur me kompaninë shtetërore të naftës nën menaxhimin e Bllokut Velca. Sipas radarit, Shell është gjithashtu aktive. Ai ka investuar mbi 270 milionë dollarë në Shqipëri pas një zbulimi shumë pozitiv në fushën e naftës Shpiragu-2.