Erdogan paralajmëron për herë të fundit SHBA-në: Mos dyshoni në fuqinë dhe vendosmërinë e Turqisë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka dërguar paralajmërimin e fundit SHBA-së, të tërhiqet nga Manbij, duke i kujtuar prerë se forcat turke kanë për qëllim kthimin e qytetit tek pronarët e saj të vërtetë.

Duke folur në një takim të partisë së tij, Erdogan tha se asnjë vend dhe asnjë institucion nuk duhet të dyshojë në fuqinë dhe vendosmërinë e Turqisë. “Tashmë asnjë vend, asnjë institucion nuk do të mund të dyshojë në fuqinë dhe vendosmërinë e Turqisë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërkohë, RT, bën me dije se Erdogan nuk e ka kursyer ironinë me SHBA-në, duke i kujtuar asaj, operacionet dhe angazhimet me forca ne Afganistan. “Ku jeni me operacionet ne Afganistan, keni 18 vjet”- tha ai.

Ai e përshkroi praninë ushtarake amerikane në Siri si oportuniste, duke thënë se Uashingtoni kishte bere “llogari kundër Turqisë, Iranit dhe ndoshta Rusisë”.

Javën e kaluar, Gjenerali Joseph Votel, kreu i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, tha se “tërheqja nga qyteti me rëndësi strategjike nuk është diçka që ne po e shqyrtojmë”.

Shiko tv shqip live