Olsi një emigrant shqiptar që ka jetuar vite në Greqi ishte njëra palë e ftuar në studion e “Shihemi në gjyq”, ditën e djeshme.
Ajo që u vu re dhe publiku reagoi me të qeshura ishte theksi grek që kishte Olsi i cili kishte harruar shumë fjalë të gjuhës shqipe madje ngatërroi dhe zonjën Eni Çobani duke i thënë “Zoti Eni”.
Olsi: Zoti Eni…
Adriana e korrigjon: Zonja Eni
Çobani: Nuk ka problem, ai e filloi kështu dhe unë po e lë që ta mbarojë po kështu, nuk ka problem.
Drejtuesja e “Shihemi në Gjyq”, e kaloi gjithçka me qetësi, duke u fokusuar tek problemi për të cilin ishin në studio. /albeu