E ulur në stol, e ngrirë në mes të borës…mjekët shokohen nga ajo që gjejnë

Kur kanë konstatuar një person të ulur në stolin e një parku teksa binte borë, disa banorë kanë lajmëruar me urgjencë një ambulancë për t’i ardhur në ndihmë.

Ama kur mjekët arritën në vendin e ngjarjes në Staffordshire, gjetën “pacientin” të cilin nuk mund ta ndihmonin, sepse në të vërtetë ai ishte një statujë.

Ngjarja ka ndodbur në Brampton Park në Newcastle-under-Lyme, Staffordshire, ku besohej se një qytetar kishte nevojë për ndihmë urgjente mjekësore.

Skulptura e përmasave të njeriut paraqet një grua duke lexuar një letër të dërguar nga Forcat e Armatosura duke e informuar atë se anëtarët e familjes kishin vdekur në betejë.

Statuja e njohur si “Zonja në Park” ka qenë në Brampton Park që nga nëntori 2014, kur është vendosur për të shënuar 100 vjetorin e shpërthimit të Luftës së Parë Botërore.

Reply