E pa në shtrat me fqinjin, nëna mbyt me jastëk të birin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provicën Sakarya të Turqisë, ku një 40-vjeçare në bashkëpunim fqinjin ka mbytur me jastëk fëmijën e saj pasi i kishte parë në shtrat sëbashku.

Zeynep K. u paraqit në polici ku njoftoi vdekjen e të birit 11-vjeçar të mërkurën. “Djali im ka vdekur, është në shtëpi”, tha ajo në polici, denoncim pas të cilit forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje, në distriktin Karasu.

I mituri Necmi Talha u dërgua menjëherë në spital, por pavarësisht ndërhyrjeve të mejkëve nuk u rikthye në jetë. Sipas ekzaminimeve të para, ai ishte mbytur me jastëk.

Agjencia turke e lajmeve “DHA” raporton se pas dyshimeve mbi ngjarjen, e ëma e fëmijës u vu në pranga. Në dëshminë e saj të dytë, ajo pranoi krimin, ndërsa sishkak tha se ishte fakti që fëmija nuk kishte shkuar në shkollë.

Ndryshimi i dëshmisë solli dyshime të tjera tek hetuesit, që mësuan se me gruan kishte qenë edhe fqinji i saj moshatar, K.Y, i cili po ashtu përfundoi në pranga.

Ky arrestim bëri që gruaja të ndryshonte për herë të dytë dëshminë e saj dhe të pranonte se të birin 11-vjeçar e kishte mbytur me jastëk në bashkpunim me fqinjin pasi mëngjesin e së mërkurës i kishte parë në shtrat sëbashku.

Ngjarja e rëndë ka shkaktuar një furi të madhe reagimesh në media dhe në rrjetet sociale.