Djali me fuqi të mbinatyrshme bën deklaratën e fortë: Ju them të vërtetën e UFO-ve dhe marsianëve

Djali rus që pretendonte se nisi të fliste pak muaj pas lindjes dhe se në moshën 2-vjeçare i habiti të gjithë me aftësitë e tij të jashtëzakonshme në shkrim, lexim dhe vizatim, së fundmi ka bërë një deklaratë të fuqishme.

Boriska Kipriyanovich

Tashmë 20-vjeç, Boriska Kipriyanovich, është kthyer në qendër të vëmendjes edhe jashtë kufijve rusë.

Djali vazhdim të këmbëngulë se kjo Tokë është jeta e tij e dytë, pasi më parë ka qenë një marsian dhe akuzon qeniet njerëzore duke i quajtur injorantë për njohuritë rreth hapësirës rreth nesh.

Boriska ngulmon se qytetërimi ku ka jetuar më parë është shkatërruar nga një luftë nukleare, por nuk është shuar plotësisht.

20-vjeçari ka bërë bujë me deklaratën e tij, ku thotë:

Marsianët janë mbi dy metra.

Disa jetojnë ende atje, por nën sipërfaqen e planetit dhe organizmi i tyre nuk ka nevojë për oksigjen, por për dioksid karboni.

Ata nuk plaken.

Rriten deri në moshën 35-vjeçare dhe më pas gjithçka ndalon për ta.”

Ndërsa, po kaq e befasishme ka qenë deklarata e tij, ku thotë se marsianët kanë lidhje me qytetërimin e lashtë egjiptian:

Njerëzimi duhet të studiojmë më shumë, sidomos qytetërimin e lashtë egjiptian, që bart shumë sekrete .”

Reply