Dhunoi bashkëshortin, arrestohet aktorja (FOTO)

Aktorja Naya Rivera është arrestuar për ushtrim dhune ndaj bashkëshortit të saj. Sipas autoriteteve vendase, bashkëshorti i saj, Ryan Dorsey deklaroi se Naya e kishte goditur në kokë dhe fytyrë, duke i shkakutar disa plagë.

34-vjeçari i ka treguar policisë një video me celular ku kishte filmuar dhunën e bashkëshortes. Bëhet e ditur se çifti ka patur problem që vitin e kaluar, por vendosën që të mos ndaheshin.

Ata kanë dhe një djalë 2-vjeçar. Aktorja Naya është bërë e famshme në serialin amerikan të quajtur “GLEE” 2009-2015, ku ka luajtur rolin e nxitëses së tifozëve me emrin Santana.