Dhuna në shkollë nuk ka të ndalur! Rrihet barbarisht 11 vjeçari (FOTO)

Ngacmimi në shkolla vazhdon të jetë i pranishëm pothuajse në çdo vend. Madje nganjëherë aq shumë sa të shkaktojë edhe dëme të cilat shihen në fytyrat e shumë fëmijëve.

Djali 11 vjeçar i Ashely Bibbo, nga Kolorado ka autizëm të lartë dhe është sulmuar në mënyrë të përsëritur nga nxënësit e shkollës që e kanë lënë atë me plagë në fytyrë, transmeton Indeksonline.

Pas shkrimit në lidhje me përvojat tragjike të djalit të saj në një post në Facebook, historia e Bibbo-s është shpërndarë gjerësisht në internet, me prindërit e tjerë që ofrojnë ngushëllime dhe mbështetje.

Bibbo shpjegoi se shumica e njerëzve as nuk do e kuptonin se ai është me autizëm, pasi ka pasur kujdes të jashtëzakonshëm ndaj tij që i ka ndihmuar.

Pas incidenteve të shumta ky i fundit e la djalin edhe me trauma të rëndë të fytyrës, përderisa shkolla dështoi të regjistronte incidentin.