Del detaji tronditës që të le pa fjalë. Zbulohet çfarë i tha Florenci pronarit para se të vdiste

Dalin detaje të reja tronditëse rreth vdekjes së 23-vjeçarit shkodran, Florenc Beqirajt në Francë.

Gazetari Fatos Hakorja tregoi në emisionin “Opinion” se 23-vjeçari ka punuar si shitës në një market të sendeve të vjetra, ndërsa punonte pa dokumente.

E duke iu referuar mediave franceze, Hakordja deklaroi se Florenci ka folur me pronarin e tij dhe i ka rrëfyer se dikush mund t’a vriste.

Sipas tij, referuar videove të shpërndara në rrjetet sociale, tregohet se Florenc Beqiraj, i ka telefonuar një të afërmi dhe i ka shprehur një shqetësim.

Harkorja bëri me dije se 23-vjeçari kishte aplikuar për azil ekonomik, ndërsa Franca i kishte dhënë shansin për të rihapur edhe njëherë çështjen.

E referuar kësaj të dhëne, Hakorja, pyet se për çfarë arsye Florenc Beqiraj, duhej të kthehej në një kohë kur kishte fituar të drejtën për të rihapur çështjen e tij.

Reply