Dashuria për Shqipërinë, dy vëllezër braktisin Danimarkën për fanellën kuqezi

Talentet shqiptare gjenden gjithandej Europës. Të tillë të shumtë ka edhe në vendet skandinave, shkruan gazeta “Zëri”. Vëllezërit Arbnor e Agon Muçolli po shkëlqejnë në futbollin danez me ekipin Velje dhe si rezultat ishin ftuar në përfaqësuesen e të rinjve të Danimarkës. Të dy kanë zhvilluar së bashku 22 ndeshje me këtë përfaqësuese, por gjithçka ka marrë fund këtu.

 

Agoni, 19 vjeç, kishte zhvilluar shtatë ndeshje me ekipin U-16 të Danimarkës, nëntë ndeshje për U-17 dhe dy për U-19, derisa kishte debutuar në një ndeshje testuese ndaj Ukrainës me ekipin U-20 të Danimarkës.

Edhe Arbnori, një vit më i ri, i ka thënë “po” Kombëtares U-21 të Shqipërisë dhe është i gatshëm të luajë në vazhdimësi për kuqezinjtë. “Kam dashur gjithmonë të luaj për Shqipërinë ose për Kosovën. Më pas, Shqipëria më ka ftuar dhe ishte një mundësi e mirë për mua. Janë ndjenjat ato që më kanë shtyrë ta marr këtë vendim. Ishte një vendim mjaft i lehtë”, tha Arbnori.