I dashuri i Violës në burg për trafik droge, e ëma e prezantueses: Miqtë e mirë duken në ditë të vështirë (FOTO)

 

Prej dy ditësh ish-velina dhe prezantuesja e emisioneve sportive Viola Spiro është vënë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të arrestimit të të dashurit të saj Valentin Selaj në Itali, i cili akuzohet për trafik ndërkombëtar droge.

Por ndose vetë Viola ka zgjedhur të heshtë për këtë cështje, në vend të saj ka reagur e ëma e prezantueses. Pas një statusi në rrjetet sociale ku sulmonte mediat dhe personat që tentuan të “nxijnë” figurën e së bijës. Brunilda Spiro ka reagur sërisht me një status me të cilin falenderon personat që i kanë qëndruar pranë.

“Për ju miq që më mbështetët, për ju të panjohur që më shkruani këtu apo në postën personale, duke më ofruar nga koha dhe shpirti juaj, qetësi dhe kurajo. Miqtë e vërtetë në ditë të vështirë duket, ndërsa lajkatarët fshihen, ju më kthyhet buzëqeshjen. Zoti ju dhëntë shëndet edhe dashuri! Unë do ju jap dhe shpirtin, nëse një ditë keni nevoj!” – ka shkruar Brunilda Spiro në një postim në Instagram.

Reply