Dalin pamjet, si u grabitën dy karburantet me armë në Sarandë (VIDEO)

Ditën e sotme në orët e para të mëngjesit janë grabitur dy karburante brenda gjys orës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Nr.1. të këtij qyteti.

Polici bën me dije se kanë qënë punonjësit e karburantit që kanë denoncuar grabitjen.

Informacioni i policisë

Më datë 28.12.2017, Salla Operative Sarandë është njoftuar se në lagjen ”Nr.1.”, janë vjedhur dy pika karburanti nga dy shtetas të pajisur me maska dhe armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes në lagjen”Nr.1”, dhe kanë marrë kontakt me shtetasin K.S., 58 vjeç, dhe R.S., të dy punonjës në dy pika të ndryshme karburanti, ku nga verifikimet ka rezultuar se rreth orës 06:00 dhe 06:30, pranë dy pikave të karburantit kanë shkuar dy shtetas ende të paidentifikuar të pajisur me maska e nën kërcënimin e armës së zjarrit u kanë vjedhur shumën e lekëve të xhiros ditore prej 16.000 lekë të reja në total.

Policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

Shiko tv shqip live