Dalin pamjet ku Alonso manipulon me goglat gjatë shortit të Champions League (VIDEO)
Pas një viti pushim nga Champions, Chelsea me sa duket ditën e djeshme ka qenë ekipi më i pafat në shortin e hedhur në Nion të Zvicrës për fazën e 1/8-ve.
Chelsea kishte tre alternativa nga goglat, Barcelona, PSG dhe Beshiktash dhe u ra pikërisht ekipi me të cilin nuk kanë kujtime fort të mira me të, Barca.
janë tifozët e Chelsea-t ata që kanë shpërthyer në pakënaqësi, duke publikuar një video që sipas tyre shfaq manipulimin e goglave nga ish-futbollisti i Liverpool, Real Madrid dhe B.Munchen, Xavi Alonso
Në video duket se si Alonso shikon me vëmendje kur Xhoxho Marketi tërheq goglën e Barcelonës dhe të Beshiktashit, gjë që Xabi ka fiksuar më pas se ku do ishte emri i Barcelonës në dy alternativa të vetme.
Dhe gjatë përzierjes, Alonso e mban dorën vetëm mbi goglën e Barcelonës.
Për më tepër ndiqni videon: