Çmendi botën e futbollit, por s’keni për ta besuar çfarë bën sot Ronaldinho

Për vite me radhë, ai ka qenë i preferuari i tifozëve të futbollit anembanë globit, falë talentit të padiskutueshëm dhe perfomancave brilante tek Barcelona dhe Milan.

Bëhet fjalë për Ronaldo de Assis Moreira, i njohur ndryshe si Ronaldinho, i cili sot duket se ka zgjedhur një fushë shumë të ndryshme nga ajo e sprotit, për të vijuar karrierën.

“O Globo” raporton së fundmi se futbollisti brazilian 37-vjeçar i ka hyrë politikës dhe pritet të bëjë zyrtare kandidaturën e tij në vitin 2018, me Partinë patriota, të Jair Bolsonaro.

Ky vendim i futbollistit ka habitur fansat e tij të shumtë, megjithatë ka qenë një lajm i gëzueshëm për tifozët e tij në Mineas Gerais, ku thuhet se do të kandidojë.