Çfarë grushtesh ndërmjet shoferëve: Së pari i hoqën xhaketat, pastaj i matën forcat në rrugë, si në një ring boksi (VIDEO)

Është e njohur se shoferët në Rusi kanë dobësi nervore, kështu që ne jemi shpesh dëshmitarë të konflikteve të tyre fizike.

Këtë e ka dëshmuar edhe një video, përcjell Telegrafi, pamjet e së cilës thuhet se janë marrë në një nga rrugët e Moskës, në të cilën shihen duke u përleshur një shofer taksie dhe një shofer i një kamioni.

Shkaqet e konfliktit janë të panjohura, por pamjet janë interesante: Në mënyrë që të “lajnë hesapet” sa më shpejt të jetë e mundur, shoferët pajtohen që të heqin xhaketat e tyre dhe t’i lënë ato në makina.

Për të parë kush fitoi e kush doli humbës, shihni videon më poshtë. /Telegrafi/