Çfarë dimri na pret sivjet

Dimër i ngrohtë me temperatura mbimesatare dhe reshje në kuadër të mesatares shumëvjeçare parashikojnë meteorologët për dimrin vijues. Më ftohtë pritet në gjysmën e dytë të janarit.

Temperaturat e ajrit në Maqedoni këtë muaj dhe dy muajt e ardhshëm dimëror kanë mundësi më të madhe që të jenë mbi mesataren, me devijim prej rreth dy gradëve nga mesatarja shumëvjeçare. Devijimi pritet të jetë më i shprehur në Maqedoninë lindore. Pritet dimër mesatar me reshje, me mundësi të vogël për devijim pozitiv në rajonin lindor të Maqedonisë.

Dhjetori pritet t’i arrijë vlerat mesatare të temperaturave dhe reshjeve. Në janar, temperaturat pritet të jenë mbi mesataren, ndërsa reshjet në kuadër të vlerave mesatare. Në gjysmën e dytë të janarit ekziston mundësia më e madhe për depërtim të ajrit të ftohtë nga verilindja, e cila do të kushtëzojë edhe mot të thatë, ndërsa në periudhën e ardhshme modelet japin sinjal të ndryshimit, përplasje e masës së thatë dhe të ftohtë ajrore nga veriu me masë të lagësht ajrore nga jugu, e cila vjen përmes Mesdheut dhe mund të kushtëzojë reshje më përmbytëse të shiut dhe borës. Në shkurt priten temperatura dhe reshje mbimesatare.

Temperatura mbimesatare për dhjetor-janar-shkurt  të viteve 1981-2010 varion nga -1.5C në Mavrovë deri në 5.0C në Gjevgjeli, ndërsa reshjet mesatare të dimrit janë nga 99mm në Shtip prej 319.4mm të matura në stacionin meteorologjik në Lazaropole. Temperatura mesatare për Shkupin është dy gradë dhe sasia mesatare e reshjeve është 110 mm.

Nga DPHM përmendin se pamja sezonale e motit nuk mund të sigurojë informacione të hollësishme për motet e këqija si stuhitë dimërore, periudhat ekstrem të ftohta, ekstrem të lagështa dhe ngjashëm.

Në Maqedoni nga viti 1950 deri në vitin 2017, dimri më i ngrohtë ka qenë në vitin 1950/1951, ndërsa më i ftohti në vitin 1953/1954.