Beogradit si pëlqeu vizita e Zaevit në Prishtinë, reagon ministri serb

Beogradit nuk i ka pëlqyer vizita e sotme e kryeministrit Zoran Zaev në Prishtinë, madje me
reagim ka dalur ministr serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin duke gjetur si shkas prononcimin e
kryeministrit Zaev për inkuadrimin e Kosovës në UNESKO.

Vulin nënvizoi se “kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev nuk e mbajti fjalën”.
“Ashtu edhe sic njoftonte në muajt e kaluar presidenti Aleksandar Vuqiç,kryeministri
maqedonas, nuk e mbajti fjalinë e dhënë. Edhe pse i bëri betim publik se shteti që ai
përfaqëson do të jetë i përmbajtur kur është në pyetje inkuadrimi i Kosovës në UNESKO dhe
se e njëjta do të jetë dëshmi për fqinjësi me Serbinë. Zaev vendosi ta përmbaj Prishtinën. Me
këtë Zaev tregoi se Vuçiq i njeh mirë edhe njerëzit po edhe mundësitë dhe se çfarë realisht
kryeministri Zaev mendon për Serbinë”, tha Vulin.
“Serbia dhe presidenti i shtetit janë miq të Maqedonisë dhe të qytetarëve të saj”, porositi
ministri Vulin

Deklaratën e Aleksandar Vulin e kanë publikuar të gjitha mediat në Serbi paralelisht me
prononcimin e kryeministrit Zaev, i cili paralajmëroi përkrahje për Shkupin në UNESKO dhe
për thellimin e bashkëpunimit në disa fusha midis dy vendeve fqinje. (INA)

Reply