Bashkëshortja e Bombaj flet për herë të parë pas akuzave për përdhunim nga Ajsi Xhaxhaj!

Gjatë emisionit të moderatores Rudina Magjistari, të ftuar këtë herë kanë qenë Leonard Bombaj dhe bashkëshortja e tij.

Krahas historisë së tyre të dashurisë, rritjes së fëmijëve etj, ata kanë ndarë edhe një nga çastet më të vështira, siç kanë qenë akuzat e Ajsi Xhaxhajt për ngacmim seksual nga Bombaj.

Alda, bashkëshortja e Bombaj është shprehur se ai ka qenë një nga çastet më të vështira për të pasi ishte dhe shtatëzënë, madje në muajin e 9-të.

“Unë isha 9 muaj shtatzënë me vajzën. Nuk e kam ndarë askund tjetër më parë këtë. Se ka qenë shumë i fort përjetimi. Nuk do kisha ndryshuar asnjë gjë, sikur koha të kthehej. Unë kam qenë shumë e përfshirë. Thjesht do kisha ndryshuar personin.

Do ta kisha mbajtur në shtëpinë time, do thoja sërisht do ta adoptojmë këtë fëmijë. Çfarë nuk është thënë për ne. Janë ndarë, kanë shitur shtëpine. Asgjë s’ka qenë e vërtetë,”- u shpreh bashkëshortja e tij rreth asaj periudhe.