Bashkëshortja e aktorit të ndjerë tregon për festën që kishin para disa ditësh

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë aktori i njohur nga Mitrovica, Blerim Peci.

Mirëpo, Peci para disa ditësh kishte një festë të madhe në familje.

Bashkëshortja e të ndjerit, Afërdita Sopjani-Peci ka njoftuar përmes një postimi në “Facebook” për festën e ditëlindjes së vajzës së tyre.

“Shumë urime për ty princesha jonë Medina! Të dhashtë Zoti shëndet, lumturi dhe rritje të mbarë me neve! Çdo dëshirë e jotja u bëftë realitet!  Të duam shumë! P.S. shumë urime edhe për ty Tuana! Çofsh përherë e lumtur”, thuhet në shkrimin e saj në rrjetin social.

Shiko tv shqip live