Arditi takon….Bujarin

Rezart Veleshnja ka fituar mjaft popullaritet përveç roleve të tij historike edhe me atë të moderatorit të “Ujëvara e Ëmbëlsisë”, Bujarin.

“Ujëvara e Ëmbëlsisë” është emisioni i Rezit në “Portokalli” dhe duket se imitimi i tij është pritur mirë nga “konkurrenti” Gjebrea. Rezi ka postuar në Instagram një foto ku ka dalë bashkë me Arditin, që mesa duket janë duke fluturuar për diku.

“Më në fund u bashkuam, ne duhemi dhe kjo punë ka marrë fund! Respekte!”, shkruan Rezi.

Reply