Apple heq video-lojrat me presidenitn e Filipineve

Video-lojrat që e vënë lojtarin në këpucët e presidentit të Filipineve, Rodrigo Duterte, derisa ai vret kriminelë, janë hequr nga aplikacionet e kompanisë Apple.

Një grup që mbështet përdoruesit e drogave ka thënë se ka bërë fushatë për heqjen e tyre.

Rrjeti Aziatik i Njerëzve që Përdorin Droga ka thënë se i ka shkruar letër të hapur shefit ekzekutiv të Apple, Tim Cook, për heqjen e lojërave, të cilat, sipas grupit, “nxisin vrasje dhe dhunë”

“Nuk kemi marrë përgjigje direkt nga Cook apo Apple, por shumica e aplikacioneve nuk janë më”, ka thënë ky grup përmes një deklarate.

Policia Filipine ka vrarë mijëra njerëz të lidhur me drogën.

Presidenti Duterte, icili ka marrë detuyrën në Maj të vitit të kaluar, ka miratuar vrasjen e trafikantëve, në përpjekje për të zhdukur tregtinë me drogën.

Lojërat që janë hequr nga Apple përfshijnë: “Duterte di Kung Fu” dhe “Të luftosh krimin 2”.

Reply