‘AnonymousAlbania’ sulmon Ambasadat shqiptare në Botë: Ja çfarë kërkojnë…

Grupi i njohur i hakersve shqiptarë AnonymousAlbania, kërkon dorëheqjen e ambasadorit shqiptar në Francë, Dritan Tola, pas vdekjes së 23 vjeçarit, Florenc Beqiraj.

Ky i fundit ditët e fundit ndodhej në një spital në Marsejë, pasi ishte shtruar në gjendje të rëndë, teksa ndodhej i arrestuar në një nga burgjet e këtij qyteti. Zyrtarisht është thënë se 23 vjeçari kishte tentuar vetëvrasjen, por kjo pistë përjashtohet nga familjarët, që kanë deklaruar se mbi të riun është ushtruar dhunë dhe kanë kërkuar zbardhjen e vrasjes së tij.

Vdekja e 23 vjeçarit shkaktoi një valë reagimesh, ku ndër ta është edhe ai i AnonymousAlbania, që ka njoftuar në rrjetet sociale se ka sulmuar uebsajtet e ambasadave shqiptare në Europë dhe kërkon dorëheqjen e ambasadorin shqiptar në Francë.

Më poshtë njoftimi i AnonymousAlbania

#NJFOTIM Ëebsajtat e Ambasadave te shqiperis Jan jasht Funksionit (http://ëëë.ambasadat.gov.al/)

– Kerkojm dorheqjen e “Dritan Tola” si ambasador i shqipëris ne francë

– Duke e pasur parasysh masakrimin e #FlorencBeqiraj dhe mos marrjen e ndonje mase ndimëse nga qeveria shqiptare dhe Dritan Tola duke deklaruar se ka qen “vetvrasje” Ne kerkojm Dorheqjen sa më shpejt !! #DorheqjeDritanTola

Ne do te vazhdojm te protestojm deri ne dorheqjen e qeveritarve kurvash #AnonymousAlbania

#JeSuisFlorenc #DuamDrejtsi

Reply