Ambasada e Rusisë në Washington kërcënon SHBA: Mos sulmoni Rusinë, mos përsërisni gabimet e Napoleonit!

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale në Rusi në të cilën fushata zgjedhore sapo ka filluar.

Si duket Amerika dëshiron t’i hakmerret Rusisë për ndërhyrjet saja në zgjdhje amerikane në vitin 2016.

Zëdhënësja e MJ ruse Maria Zakharova në këtë kontekst ka komentuar mbi një deklaratë të Departamentit të Shtetit Amerikan e cila ka shprehur shqetësimin në lidhje me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Rusi që ka dënuar për mashtrim liderin opozitare Alexei Navalny dhe ky i fundit nuk lejohet të kandidojë për president të Federatës Ruse.

Retorika SHBA-Rusi do të ashpërsohen edhe më shumë gjatë zgjedhjeve në Rusi ku pritet të ketë trazira.

Ambasada e Rusisë në washington paralajmëroi Perëndimin të mos përsërisë gabimet e Napoleon Bonapartes i cili në fillim të shekullit të 19 ishte përpjekur për të pushtuar Rusinë.

Situata është tesionuar edhe më shumë me vendimin e SHBA për të dërguar armatim Ukrainës, çka Rusia reagoi shumë ashpër.

Reply