Aktori i njohur përfshihet në super skandal!

Dy ditë pas publikimit të skandalit seksual të aktorit të House of cards, Kevin Spacey, janë zbuluar detaje të reja. Mediat e huaja shkruajnë se kanë dalë pretendime të reja nga një numër njerëzish që akuzojnë aktorin për sjellje të keqe seksuale.

Duke ju referuar agjencisë së lajmeve BBC, mësohet se prodhuesi i filmit Tony Montana ka deklaruar se ai është prekur nga aktori në një bar në Los Anxhelos, ngjarje që ka ndodhur në vitin 2003.

Ai deklaron se ka mbetur me trauma psikologjike për gjashtë muaj pasi Spacey e kishte kapur “me forcë”.

Ky denoncim vjen pas një tjetër denoncimi që është bërë nga Anthony Rapp, i cili deklaroi i pari se aktori i Shtëpisë së Kartave u përpoq ta “joshë” atë kur ishte 14 vjeç.

Reply