Aksident në Tiranë, lëndohen 3 vajza dhe 1 djalë në kryqëzimin e rrugës ‘Bardhyl’

Një aksident rrugor me disa të plagosur ka ndodhur në rrugën “Bardhyl” në Tiranë sot në mëngjes. Katët persona janë plagosur re vajza dhe një djalë. Policia e Tiranës njoftoi se aksidenti ndodhi rreth orës 6:15.

Në Sallën Operative erdhi një telefonatë se në kryqëzimin e rrugës “Hoxha Tasim”, me rrugën ” Bardhyl”, kishte ndodhur një aksident.  Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe konstatoi se në kryqëzimin e rrugës “Hoxha Tasim” , me rrugën ” Bardhyl”, janë aksidentuar mjeti AA 561 LM me mjetin AA 654 DZ dhe si pasoje janë dëmtuar shtetasit F.Ç, 23 vjeçe, S.H., 22 vjeçe, Gj.Sh., 22 vjeçe dhe S.B., 23 vjeç, të cilët janë transportuar në sptital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Shiko tv shqip live