8 vjet burg për ish-ministrin e Ekonomisë

Ish-ministri i ekonomisë në Rusi, Alexei Ulyukayev është shpallur fajtor për korrupsion dhe është dënuar me 8 vjet burg, si dhe është gjobitur me 2 milion dollarë.

Sipas The Independent, Ulyukayev ishte përgjegjës për ekonominë ruse deri para një operacioni spastrimi më 15 nënotr të vitit të kaluar.

Ulyukayev u ndalua nga agjentët e sigurisë dhe u bë ministri i parë i qeverisë që arrestohet që nga ndihmësi i Stalinit, Lavrenty Beria, në vitin 1953./tvklan.al

Reply