8 vendet që nuk duhet të fshihen paratë e kurrsyera

Shumë njerëz preferojnë që paratë e tyre t’i fshehin në ende siç është shtëpia, duke mos preferuar që t’i dërgojnë në institucionet përkatësë për këtë punë. Për shumëkënd banka nuk është vendi më i sigurtë për të fshehur paratë, ndaj njërëzit zgjedhin dyshekun, raftet e ndryshme apo kasafortat personale. Por ne ju trejomë 8 vendet që nëse i keni zgjedhur për paratë tuaja, atëherë ato konsiderojini të humbura.

1- Dysheku është vendi më i mirë për të fjetur, por jo për t’i fshehur paratë, sepse është vendi më tradicional ku njerëzit në epoka të ndryshme kanë fshehur paratë, pra vendi i parë që kontrollohet.

2- Mos i groposni paratë në kopshtin tuaj, sepse gjasat që komshiu t;iu shikojë në çdo orë të ditës janë të mëdha.

3- As qeset e rrobave apo ushqimeve nuk janë një vend i sigurtë madje këtu lekët mund të merren gabimisht.

4- Harrojini edhe çantat e vjetra bashkë me kuletat e vjetra, aty edhe mund të vidhen edhe mund të hidhen padashje në plehra nga mamaja juaj.

5- Nëse mendoni se koshat e rrobave të palara janë vendi ideal, atëherë sapo keni dështuar më imagjinatën tuaj, ajo e hajdutit është para jush në këtë rast.

6- Mbrapa një kornize apo një pikture duket si vend tundues, por realisht është më tundues për hajdutët ose edhe thejsht vizitorët, imagjinoni një lëkundje të vogël dhe paratë dalin vetë.

7- Po ashtu mos fusni para në dollapë apo sirtarë, janë vendi i preferuar që fëmijët duan të gërmojnë dhe luajnë.

8- Kutitë dhe kasafortat e vogla janë objekti ndoshta më i pasigurtë. Ajo është e vogël dhe nëse dikush kërkon të vjedhë e merr atë pa u menduar gjatë se çfarë ka brenda.