60 truproja personale përcjellin Erdoganin drejt Sërbisë

Masa të jashzakonshme sigurie përcjellin kryetarin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan për vizitën që do të kryhet drejt shtetit Sërb. Ata janë specialist të armatosur deri në dhëmbë, të cilët janë pjesë e stafit personal të Erdoganit dhe është e pamundur të kalohet deri tek ata. Ankaraja para disa ditësh në Beograd ka dërguar ekipe të shumta sigurie të cilët kanë verifkuar lokacionet ku kryeministri do të kalojë.

Erdogani ka nisur për një vizitë dy ditore në Sërbi. Ai do të ruhet nga më së paku 60 truproja personale dhe të paktën 3 mijë policë serbë do të jenë në gadishmëri për të. Poashtu konfirmohet pjesmarja e 8 ministrave dhe 185 afaristë, që do ta shoqërojnë kryeministrin turk.

Reply