Dramë në tribunalin e Hagës, i dyshuari pin helm në gjykatë (VIDEO)

Nuk jam kriminel lufte dhe nuk e njoh këtë aktgjykim, i ka thënë Slobodan Praljak gjykatësit Carmel Agius, i cili ka kërkuar që të mos bëjë komente.

Praljak ka nxjerrë një shishe të vogël duke thënë se po pi helm. Më pas gjykatësi ka urdhëruar që shishja e vogël të mbetet në gjykatë, më pas janë thirrur mjekët dhe helikopteri.

Praljak u dënua me 20 vjet burg për kryerjen e krimeve të luftës ndaj civilëve në Mostar të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Praljak është njëri nga gjashtë ish-liderët politikë e ushtarakë boshnjakë dhe kroatë, të akuzuar nga Tribunali i Hagës.